Posts Tagged ‘republik’

Makolli: Kandidati i AKR për president do jetë Pacolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se duhet të respektohet marrëveshja e arritur për zgjedhjen e presidentit të vendit, në mes të Thaçit, Pacollit dhe Mustafës. “Ka rrethana të jashtëzakonshme të cilat edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës i parasheh.

Kosova të trajtohet si shtetet e tjera

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin me ministrin për çështje evropiane të Danimarkës, Nicolai Wammen, është shprehur se procesi i liberalizimit të vizave duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Hoxhaj merr pjesë në seancen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të shqyrtohet raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon. Ministri Hoxhaj do t’i

Thaçi uron shqiptarët për Ditën e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës.

Shqiptarët, në dorë të ambasadave turke !

Disa javë më parë, gjatë vizitës në Turqi, kryeministri Sali Berisha diskutoi për mundësinë që ambasadat turke në botë të përdoren nga shqiptarët. Sot qeveria ka marrë vendim që shqiptarët të përdorin ambasadën turke në Azerbajxhan.  “Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për përfitimin e mundësive që ofron Ambasada e Republikës së Turqisë, në Baku, për përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi,”  thuhet në vendimin e qeverisë, që nuk ka sqarime se si do përdoret ambasada turke në Baku. Propozimi për përdorimin e ambasadave turke iu bë kryeministrit shqiptar nga ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoğlu.  “Ministri Davutoğlu i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshi edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare,”  thuhej në njoftimin e kryeministrisë pas takimit.

Haliti: Akuzat e Hotit, shpifje

Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Xhavit Haliti i kë cilësuar si shpifje akuzat e Agim Hotit i cili në një prononcim për Express deklaroi se ishte urdhëruar nga Haliti për të bërë atentat ndaj ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Dëshiroj të sqaroj opinion publik se akuza

Topi dekoron Komandantët e UÇK-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar sot me titullin “Dëshmor i Kombit” 5 nga 71 ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria të rënë në luftën e vitit 2001. Bëhet fjalë për gjeneralin Tahir Sinani, Skerdilajd Llagamin i njohur si komandant “Shpendi”, Lefter Koxhajn, komandant “Teli”

Ivanov uron KE: Të gatshëm për në BE

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka uruar Ditën e Evropës presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj. Në telegramin e urimittëe presidentit, përveç uratave dhe dëshirave për progres të BE-së, riafirmohet përcaktimi i vendit si dhe vullneti i qytetarëve për integrim

Presidentja kthen Kodin Penal për rishqyrtim

Ashtu sikurse edhe pritej, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur sot që t’ia kthejë Kodin Penal të Republikës së Kosovës për rishqyrtim në kuvend.

A do e ftojë Berisha dhe Putinin për 100 Vjetorin ?!

Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë në Itali, u prit nga Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano. Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se:  “Presidenti Napolitano shprehu vlerësimet më të larta për komunitetin shqiptar në Itali, duke theksuar se tashmë ai është një komunitet i mirëintegruar, si dhe shprehu kënaqësinë që sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashmë është tërësisht e tejkaluar.” Nuk mund të mungonte as ftesa për Napolitanon në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.  “Duke theksuar se ky vit është viti ku Shqipëria dhe shqiptarët festojnë 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri  e ftoi Presidentin Napolitano si një mik të ndërtuar të shqiptarëve që të marrë pjesë në këto festime

Powered by WordPress | Designed by: backlink indexing | Thanks to Mens Wallets, warcraft gold and buy backlinks